Zyrtarët e Agjencisë Doganore në Bari, në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n, kanë zbuluar dhe bllokuar një sasi prej 156,151 euro të padeklaruara.
Mediet italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për 7 persona që do të kalonin në mënyrë të paligjshme shumën.
Policia ka deklaruar se dy kosovarë, një shqiptar, një gjerman, një serb, një italian dhe një nga Algjeria, nuk kishin deklaruar paratë që kishin me vete. Të gjithë ishin duke u nisur drejt Shqipërisë.
Limiti i parave që mund të kalojë një udhëtar me vete, shumë të padeklaruar më parë është 10 mijë euro.
Të gjithë këta, sipas policisë italiane, e kishin kaluar shumën e lejuar, që iu është bllokuar.





