6 mars 2015 – Gjatë një operacioni policor të koduar “Ambalazhimi”, është arritur të sekuestrohet 16 tonë miell, për shkak të kalimit të afatit të datës së skadencës.
Eektivët e policisë së Elbasanit kanë vënë në pranga 51-vjeçarin Ferit Mana, banues në Përrenjas dhe me detyrë administrator i kompanisë “Mana Fabio”.
Sipas uniformave blu, arrestimi i tij është kryer pasi gjatë hetimit ka rezultuar se 51-vjeçari tregtonte produkte me etiketa të dyshuara të falsifikuara. Nga kontrolli i ushtruar në kompaninë “Mana Fabio” në Përrenjas, ku 51-vjeçari ishte administrator, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 tonë miell e cila dyshohet se është e skaduar.
Ndërsa, materialet në ngarkim të 51-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale: ‘Skema mashtruese dhe piramidale’, ‘Fshehja e të ardhurave dhe falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”.
/s.l. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





