Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dhe asgjësuar një sasi peshku, e cila transportohej në një autobus udhëtarësh të linjës Goricë-Korçë.
Drejtoria e AKU-së në Korçë, në bashkëpunim me Policinë, Tatimet dhe Bashkinë e këtij qyteti, ngritën grupet e punës për bllokimin e një sasie peshku, për të cilën ishte marrë informacion se dilte në treg i transportuar në një autobus udhëtarësh, pa asnjë kusht të ruajtjes e transportit të produktit, si dhe pa dokumente shoqëruese.
Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e udhëtarëve, inspektorët e AKU-së gjetën në bagazhin e tij 260 kilogramë peshk. Sasia e peshkut më pas u asgjësua, pasi veç mungesës së kushteve të transportit, ishte pa certifikatë veterinare dhe fatura tatimore. Peshku ishte zënë në liqenin e Prespës (Pustecit) dhe do të tregtohej në Korçë.





