Drejtoria e Tatimeve po vazhdon aksionin kundër informalitetit në të gjithë vendin.
Ditën e sotme, autoritetet kanë bllokuar 500 mijë litra birrë në një fabrikë në Kashar. Sipas informacioneve, shkaku ka qenë mospagimi i akcizës në vlerë 17.6 milionë lekë.
Për rrjedhojë, biznesi në fjalë është gjobitur me 70 milionë lekë. Ditët e fundit, Drejtoria e Tatimeve bllokoi kompleksin e “Tajvanit” për shkak se nuk lëshonin kupon tatimor.





