Dogana shqiptare ka bllokuar mijëra palë atlete të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e markave të njohura.

Aksioni u zhvillua nga Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, në bashkëpunim me degët doganore në Kakavijë dhe në Portin e Durrësit.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 5340 palë atlete që mbanin emrat e markave Christian Dior dhe New Balance, për të cilat ka dyshime se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Mallrat janë bllokuar për verifikime të mëtejshme, ndërsa strukturat doganore po vijojnë procedurat për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për produkte të falsifikuara.