DURRES, 29 tetor 2013  – Policia kufitare e Portit të Durrësit sekuestroi mbrëmjen e sotme një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa, në një trajler në port. 
Burime nga policia bëjnë me dije se rreth 600 kg kanabis janë gjetur në tavanin e një trajleri që kishte destinacion shtetin fqinj, Italinë. Droga është gjetur pas informacioneve të siguruara nga policia në rrugë operative. Mësohet se policia ka shoqëruar drejtuesin e trajlerit, E. Gj., ndërsa po punon për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur gjatë muajve të fundit në portin e Durrësit.