Dy automjete të tipit Range Rover janë sekuestruar nga Guardia di Finanza në Portin e Ankonës me destinacion Shqipërinë.
Automjetet kanë rezultuar të vjedhura e për kalimin doganor e kufitar të tyre janë falsifikuar dokumentet.
Reparti i Guardia di Finanza në Portin e Ankonës ka kryer një kontroll më teknik në një auto Tir që po transportonte disa automjete me destinacion Shqipërinë.
Personat që po transportonin automjetet e vjedhura drejt Shqipërisë janë denoncuar për riciklim automjetesh e falsifikim dokumentesh.
Ndërsa dy automjetet janë vënë në dispozicion të autoriteteve me qëllim rikthimin e tyre te pronarët e ligjshëm.





