Mediat greke shkruajnë se autoritetet vendase kanë bllokuar një ngarkesë prej 2800 kilogramë domatesh nga Shqipëria.

Bllokimi ka ndodhur në tregun qendror të Athinës, ku është ushtruar kontroll për cilësinë e produktit.

Pas analizave ka rezultuar se domatet në 400 kuti ishin të kalbura dhe me myk, të cilat do të asgjësohen.