TIRANE, 05 mars 2013- Bllokohen nga policia në Tiranë, 106 makina me xhama të zinj.
Aksioni i kontrolleve dhe bllokimit të mjeteve ka nisur mbrëmjen e të dielës dhe ka vazhduar gjatë gjithë natës.
Burimet zyrtare thanë se gjatë aksionit është arritur të shoqërohen tetë persona të cilëve u janë gjetur shkopa bejsbolli në automjete.
Të gjitha makinat me xhama të zinj janë bllokuar dhe dërguar para komisioneve për vendosjen e penaliteteve.





