Tirana është përballur mëngjesin e kësaj të hëne me një trafik të rënduar. Shkak për bllokimin e qarkullimit të mjeteve është bërë mosfunksionimi i semaforëve, shumë prej semaforëve në kryeqytet qëndrojnë jeshil.

Mësohet se semaforët kanë përplasje në kohë.

Duke marrë shkak nga kaosi i krijuar, policia Rrugore ka zbarkuar në terren për të monitoruar trafikun.