Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak gjatë kontrollit të ushtruar në një pikë skrapi në Maminas, gjetën dhe bllokuan 1 ton gëzhoja predhash, me vlerë 2 milionë lekë të vjetër.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi R. Q., 30 vjeç, banues në Qerret, punonjës në pikën e skrapit.

Gjithashtu janë kryer veprimet nga ana e Policisë Ushtarake për shtetasin G. L., 32 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, me detyrë punonjës në repartin ushtarak, Shijak, i cili i ka shitur shtetasit R. Q., gëzhojat  e bllokuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.