Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në qarkun e Korçës ka evidentuar në ambientet e një magazine 10 ton miell, të cilit i kishte kaluar afati i përdorimit.

Në njoftimin e bërë publik për mediat, AKU thotë se ndaj subjektit u vendos një gjobë prej 500,000 lekë si dhe u bllokua sasia e miellit të skaduar.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, qarku Korçë në vijim të monitorimit të situatës dhe garantimit të sigurisë ushqimore kreu kontrollin zyrtar në subjektin me inicial “B”, me aktivitet “Furrë Buke”, Korçë, ku gjatë kryerjes së procedurës në kushtet e flagrancës u konstatua se në ambientet e magazinimit të subjektit, u evidentua sasia prej 10 ton produkti “Miell” me afat të kaluar përdorimi.

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative 500’000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 10 ton “Miell”, produkt i pasigurt për konsum me destinacion asgjësimin.