GJIROKASTËR, 23 shkurt 2013- Aksi rrugor Gjirokastër-Tepelenë, 200 m nga Uji i Ftohtë është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së një masivi të madh dheu.

Shirat e rënë gjatë natës, por edhe ditët e fundit kanë krijuar një situatë problematike në këtë aks, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. 

Policia bën me dije dije se rrëshqitja e dherave vijon ende ndërkohë që po punohet për pastrimin dhe hapjen e këtij aksi.