Tiranë, 12 qershor 2014 – Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar në Gjadër avionin e një diplomati austriak, pasi dyshon se do përdorej për trafik droge. Në lidhje me këtë ngjarje është marrë një pyetje diplomati të ambasadës austriake në Tiranë, dhe një inxhinier, i cili ka ndërtuar me pjesë avionin. Këtë e fakt e ka bërë të ditur vetë inxhinieri kur është marrë në pyetje, duke u shprehur se “Avioni në Gjadër u ndërtua me pjesë”.
Inxhinieri shton se “avioni nuk është ngritur në fluturim”, ndërsa është gjetur në hangarin e një bujku në Gjadër. Mësohet se ky avion është në pronësi të një diplomati austriak, i cili tashmë është marrë në pyetje nga grupi hetimor, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.
Gjatë seancës së pyetjeve ai ka pranuar se ka pilotuar avionin disa herë në territorin shqiptar, por ka sqaruar se dy vitet e fundit nuk e ka ndezur mjetin fluturues, pasi kishte defekte.
Avioni është montuar në Gjadër dhe pjesët kanë mbërritur nga Italia dhe Sllovenia. Inxhinieri me origjinë nga qyteti i Skraparit mësohet të ketë deklaruar se pjesët janë sjellë dhe montuar në vitin 2009.
Ai ka deponuar se avioni nga kjo kohë është ngritur disa herë në fluturim nga pilotë shqiptarë, por edhe vetë diplomati i huaj.
Nga verifikimi i dokumentacionit të mjetit rezulton se ka disa parregullsi në zhdoganim e tij, arsye kjo mjaft e fortë ta bllokuar avionin.
Në dosjen voluminoze që po heton prokuroria ,thuhet se Autoriteti i Aviacioni Civil dhe Albkontrolli, kanë konfirmuar fluturimet e avionit të diplomatit austriak, duke dhënë sqarime se leja është marrw për të fluturuar vetëm mbi bregdetin shqiptar.
Hetimet intensive të Prokurorisë për Krimet e Rënda kanë zgjeruar rrezen e tyre, duke qenë se ka informacione se në Gjadër është ulur dhe një tjetër avion, në pronësi të një shtetasi shqiptar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





