Një automjet tip foristradë, me tre persona brenda ka mbetur e bllokuar në aksin rrugor Kukur – Rovje, në zonën malore të Gramshit. Kjo situatë ka ardhur për shkak të reshjeve të borës, të cilat kanë arritur në një trashësi mbio 60 cm.

Gjë e cila e ka bërë të pamundur kalimin e automjeteve. Personat të cilët kanë mbetur të bllokuar, janë banorë të zonës të cilët po ktheheshin nga puna. Pas marrjes së njoftimit për personat e bllokuar nga bora, ekipet e shpëtimit janë nisur menjëherë drejt zonës. Ata po punojnë për evakuuimin e tyre.