GJIROKASTER, 23 shkurt 2013 – Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike u sekuestrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. 

Sipas policisë, bëhet e ditur se 81 kg kanabis sativa janë gjetur në një kamion me targa të Tiranës.

Policia ka arrestuar shtetasin Shaho Bejko, shofer i kamionit me targa TR 6195 L, me të cilin po transportonte blloqe betoni, por edhe lëndën narkotike.  

Mësohet se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat të Gjirokastrës dhe pritej të tregtohej në Itali.