Një 41-vjeçare nga Shijaku është proceduar penalisht pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin e stomatologes pa qenë e regjistruar në Urdhrin e Stomatologut të Shqipërisë.
Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, Policia ka bllokuar klinikën private ku ajo punonte.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko–Financiare referuan materialet në Prokurori për shtetasen G. E., 41 vjeçe, pasi u konstatua se ushtron profesionin e stomatologes pa qenë e regjistruar te Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë. Gjithashtu u bllokua klinika private ku ushtronte këtë profesion,” njofton Policia e Durrësit





