Bllokohet një kontejner me mallra të falsifikuara në Doganën e Durrësit.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se malli vinte nga Kina.
Bëhet fjalë për syze të markave të ndryshme, çanta, portofola, të gjitha false, sipas të njëjtave burimeve.
Bëhet me dije se mallrat kanë falsifikuar firma të mëdha botërore dhe do të hynin në tregun tonë si origjinale.
Por në deklarime janë emërtuar si mallra të thjeshtë, pa marka.





