Prej natës së kaluar, asnjë person i cili nuk kishte një pasaportë greke ose një pasaportë të Bashkimit Europian, nuk ka mundur të kalojë kufirin në pikën kufitare të Kakavijës, për shkak të një problemi të palës greke.
Mësohet se në radhë kanë qëndruar dhjetëra makina, si dhe disa autobusë. Pala greke pretendon se kanë qenë disa probleme me kontrollin e Shengenit.
Si pasojë, qindra udhëtarë kanë kaluar natën në automjete pavarësisht temperaturave të ulëta dhe kalimi i kufirit i është lejuar vetëm personave të pajisur me leje qëndrimi në Greqi, por prej orës 6 të mëngjesit u penguan edhe ata, madje edhe të vetë shtetasve grekë.
Policia shprehet se një veprim të tillë e ka ndërmarrë për arsye të lidhura me sigurinë, ndërkohë që është njoftuar qendra operacionale për defektin mbi të cilin ende nuk ka një informacion se kur mund të zgjidhet.





