TIRANE, 01 mars 2013– Makina me të cilën i dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisarit, Arben Frroku është larguar për në Greqi është bllokuar.

Policia tha se makina me targa AA 088 DC në momentin e bllokimit drejtohej nga djali i të akuzuarit, Grand Frroku. Makina është bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Makina pritet t’i nënshtrohet një ekspertize të detajuar. Policia mendon se ajo mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.