Një person mori një gjobë të majme prej 11 mijë dollarësh, pasi tentoi të kalonte kontrabandë me qindra shushunja në valixhen e tij të dorës, në një udhëtim me avion nga Rusia për në Kanada.
Ippolit Bodounov, sipas asaj që shkruan BBC, u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos, tetorin e shkuar. Autoritetet kanadeze të mjedisit thanë se atij iu gjetën në valixhe rreth 4 788 shushunja të gjalla.
Zbulimi u bë pasi qeni i agjentëve kufitar nuhati shushunjat. Pështyma mjekësore e shushunjave mban cilësi holluese të gjakut dhe ishte jetësore në rezultatet e para të trajtimeve të dializës tek njerëzit. Shushunjat mjekësore kanë një vlerë monetare që varion nga 4 deri në 10 dollarë secila, megjithatë në disa raste çmimi i tyre mund të shkojë deri në 20 dollarë.





