Bllokohet në det të hapur një anije peshkimi me mbi 30 mijë litra karburant kontrabandë.
Peshkarexha është në pronësi të Roland dhe Shpëtim Cani, ndërsa i ndaluar është marinari Ervin Hasani.
Paraprakisht deklarohet se Anija “Leone” që i përket dy vëllezërve nga Kavaja është konstatuar në ujërat ndërkombëtare nga Guardia di Finanza e cila ka njoftuar autoritetet shqiptare.
Gjatë natës së kaluar policia kufitare është vënë në lëvizje duke e sjellë në port peshkarexhën, ndërsa po vijon vlerësimi i sasisë së karburantit që dyshohej se do të hidhej në treg kontrabandë, pas blerjes në Liban.