Një kamion tip “Man” që ka rezultuar i vjedhur në shtetin bullgar, është bllokuar nga policia e Durrësit.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për pronarin e mjetit, shtetasin E.L. 28 vjeç, banues në fshatin Priskë e Madhe, Tiranë.
Nga veprimet e para policore, rezultoi se kamioni tip “Man” ishte vjedhur në Bullgari. Ai u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.





