2 qershor 2015 – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bllokuar një objekt që është në ndërtim, në plazhin e Golemit.
Objekti i bllokuar ishte në kundërshtim flagrant me legjislacionin në fuqi, sipas IKMT-së. Gjithashtu është shoqëruar në polici, kundravajtësi i objektit, shtetasi me iniciale F.A.
Bllokimi i këtij objekti është bërë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/