Protesta e paralajmëruar e opozitës në Maqedoni ka sjellë sot kaos në qarkullimin e njerëzve, e për këtë shkak sot do të bllokohet pika kufitare në Qafë-Thanë.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se puna do të pezullohet nga ora 17:00 deri në 18:00 të ditës së sotme, ndërsa pas kësaj ore puna rifillon si normalisht.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Kufirit e Migracionit Korçë

Qafë Thanë

Më datë 21.12.2017, jemi njoftuar nga pala maqedonase, se në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, do të ndërpritet puna në hyrje dhe në dalje, nga ora 17.00 deri në orën 18.00, për shkak të një proteste të opozitës maqedonase.