25 korrik 2013– Radhë e gjatë emigrantësh të cilët presinin të futeshin në territorin shqiptar janë krijuar ditën e djeshme , pasi një defekt në sistemin kompjuterik grek, ka bllokuar punën në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër.Autoritetet doganore, bëjnë me dije se aktualisht po punohet për riparimin e defektit.
Tashmë në këtë periudhë, në të gjitha pikat kufitare të vendit ka një dyndje emigrantësh të cilët kthehen në atdhe, për të kaluar pushimet e verës.





