Rruga nga fshati Derven i Fushë – Krujës deri në Thumanë në afërsi të Milotit ka disa orë që është totalisht e bllokuar.
Shkak kryesor ka qenë fluksi i lartë i automjeteve dhe shkelja e rregullave të qarkullimit, nga shumë prej tyre. Kaosi në rrugë është shkaktuar edhe nga gropat në rrugë, që kanë detyruar drejtuesit e mjeteve të devijojnë qarkullimin.
Policia ka ndërhyrë shumë vonë dhe trafiku ka qenë i bllokuar. Karvani i makinave arriti disa kilometra, dhe shumë prej drejtuesve të mjeteve kanë pritur disa orë në rrugë.





