Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi rrugor Bypass-Qafë Murrizë, aktualisht është bërë i pakalueshëm. Firma kontraktore po punon për pastrimin e plotë të borës nga rruga dhe deri në përfundim të punës së tyre, qarkullimi i mjeteve që kanë si destinacion Tiranën, do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gatishmëri në të gjitha akset rrugore dhe apelojnë për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq me reshje shiu dhe dëbore.

Aktualisht në akset rrugore Tamarë – Selcë – Vermosh, Bogë – Qafë Thorë – Theth dhe Pukë – Fushë Arëz – Qafë Mali, ka prezencë të dëborës pasi vijonjë pa ndërprerje reshjet e dëborës.