Reshjet e dëborës të cilat kanë rënë në zonat malore në fundjavë kanë tërhequr vëmendjen e shumë personave.
Kjo ka sjellë që shumë familje së bashku me fëmijët e tyre të nisen drejt malit të Dajtit për të shijuar këtë të diele në dëborë.
Interesi i lartë ka sjellë shtim edhe të mjeteve të cilat po udhëtojnë drejt Dajtit duke sjellë radhë kilometrike.
Siç shihet edhe nga pamjet mjete të shumta janë bllokuar në rrugë pasi ka trafik të rënduar drejt Dajtit.





