Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës po ndërmerr masa për t’i paraprirë sezonit të shirave.

UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e rrugës “Egnatia”, gjë e cila do të vështirësojë qarkullimin e automjeteve në këtë segment.

Nga ana e UKD-së po pastrohet kanali kryesor i ujërave të shiut, kanal me një seksion 2 m, i ndërtuar që në vitin 1939, i cili bën të mundur grumbullimin dhe largimin e ujërave të shiut përgjatë segmentit rrugor “Kasem Durrësi”, “Hafiz Podgorica”, “Egnatia” dhe shkarkimin pranë shëtitores “Taulantia”.

UKD ka dhe nje apel për qytetarët që ta anashkalojnë këtë rrugë.