Kodra e Currilave ka rrëshqitur sërish duke rikthyer edhe njëherë panoramën e shëmtuar që krijohet në një nga zonat më të bukura dhe atraktive të qytetit të Durrësit.

Pavarësisht investimit miliona dollarësh të Ministrisë së Mjedisit, që vetëm për pak kohë duket se zgjidhi problemin e përhershëm të rrëshqitjes së dherave, ato u rikthyen sërish.

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që rrëshqitjet e dherave të kodrës argjilore të jenë masive, e të përfundojnë ashtu si dikur, në mes të rrugës, duke bllokuar dhe kalimin e këmbësorëve dhe të automjeteve.

Në zonën e bukur të Currilave, tanimë e kanë zënë sërish vendin dherat e balta.

S.L.