Tre ortekë bore kanë rënë gjatë ditën e sotme në Dardhë të Korçës.
Si pasojë mësohet se është bllokuar rruga, ndërkohë edhe në akse të tjera rrugore ka vështirësi në qarkullim.
Në aksin Maliq-Kapshticë, Tepelenë-Kakavijë dhe në Korçë-Qafë Thanë qarkullimi duhet të bëhet patjetër me zinxhirë.
Situatë e rënduar në qarkullim paraqitet edhe në akse të tjera rrugore.





