Makinat e parkuara në anë të rrugës, në kundërshtim me Kodin Rrugor, kanë shkaktuar trafik të rënduar dhe bllokimin e qarkullimit për disa minuta këtë të dielë në zonën e Kodër-Vilës, Currila.

Ndërhyrja e policisë, e cila ndëshkoi shkeljen e drejtuesve të automjeteve me masë administrative, solli normalizimin e qarkullimit në një ndër zonat më të frekuentuara të Durrësit.