Një operacion i madh i Policisë Kufitare të Vlorës sot ka bërë të mundur bllokimin dhe sekuestrimin e një mjeti super të fuqishëm, i përshtatur dhe modifikuar për transport lëndësh narkotike në sasi të konsiderueshme dhe për të përballuar det deri në 7-8 ballë.

Operacioni i koduar “STORM ONE” ka sekuestruar gomonen 10 metra të gjatë në një magazinë në pyllin e Sodës. Ndërsa mësohet se mjeti i gjetur është në pronësi të shtetasit G.M., 30 vjeç, nga Vlora.

Forca të shumta policore të Delta Force, Policisë Kufitare dhe Drejtorisë së Qarkut po kontrollojnë zonën ku u gjet gomonia.