Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku nuk ka mundur të jetë prezente në mbledhja e komisionit “ad hoc” për kandidatët për institucionet e vlerësimit, në Parlament, pasi një ditë më parë ka sjellë në jetë binjaket. Duke qenë se mbledhja nuk mund të zhvillohej në mungesë të një prej 12 anëtarëve të komisionit, ajo është shtyrë për një ditë tjetër.

Në mbledhjen e sotme, parashikohej të votohej komisioni i pavarur për kualifikimin e komisionerëve publikë.

Nesër pritet që Parlamenti të mblidhet në një sesion të jashtëzakonshëm plenar, pasi deputeti socialist Pandeli Majko ka propozuar që të zëvendësohet përfaqësuesja e PD-së në komisionin “ad hoc” për vetingun, Jorida Tabaku.

“Nesër në një sesion të jashtëzakonshëm të Parlamentit do të mbledhim firmat për zëvendësimin e Tabakut. Parlamenti të zëvendësojë Jorida Tabakun”,- tha Majko.