Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga Kuvendi gjatë seancës së sotme deputetin e opozitës së re, Korab Litën, pasi ky i fundit bllokoi për 2 minuta foltoren.

Lita kërkoi fjalën në Kuvend, por Ruçi ia mohoi me argumentin se në emër të grupit foli Murrizi.

Por pavarësisht këtij sqarimi, Lita nuk pranoi të ulej, duke kërkuar fjalën, ndërsa pas përmbushjes së dy minutave, Ruçi kërkoi përjashtimin e tij nga seanca.

“Ulu në vend se të sqaroj unë për emrin. Zoti Murrizi foli në emër të grupit, nëse ke problem diskuto në grup jo në parlament. Nëse vijon do të përjashtoj nga seanca. Pasi të kam paralajmëruar, po e mban të bllokuar foltoren do të përjashtoj. Atëherë zoti deputet je i përjashtuar”, tha Ruçi.