Kryetari i Bashkisë së Mahahauala, qytet meksikan, Obed Duron Gomez është ekzekutuar nga narko-bandat, pasi ka urdhëruar që të bllokohen rrugët, që të dërgojnë për në qytetin e tij për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Gomez u vra duke udhëtuar drejt pjesës jugore të Meksikës, saktësisht në Kintana Ro, teksa ndodhej në një mini bus me pasagjerë, kur disa njerëz të armatosur në tjetër makinë hapën zjarr, raporton Mirror.

Edhe pse Gomez u dërgua shpejt në spital, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, nuk ka mundur t’ju shpëtojë dot plagëve, duke ndërruar jetë. Agresorët kanë ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, kurse hetuesit gjetën në vendin e krimit 20 gëzhoja plumbash.

Gomez kishte qenë nën kërcënimin e vazhdueshëm të bandave kriminale të zonës, që kryesisht merreshin me trafik droge, pasi nuk iu pëlqente ideja që të bllokoheshin rrugët që të dërgojnë për në qytetin e Mahahaualas.