Një ditë pas protestës para Kryeministrisë, ku qytetarët bllokuan për rreth dy orë në zyrë Edi Ramën, policia ka arrestuar 14 persona.
Kujtojmë që protesta e së martës (1 shtator) shënoi një përshkallëzim të situatës. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë. Më pas, një pjesë e tyre u zhvendosën në rrugicat pas godinës, pasi morën informacionin se kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrë.
Protestuesit tentuan të afrohen më tej drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa Policia ndërhyri duke forcuar kordonin e sigurisë. Situata u tensionua dhe pati përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Gjatë protestës pati edhe shoqërime të qytetarëve. Pas shoqërimeve, një pjesë e protestuesve u zhvendosën drejt Komisariatit nr. 3, duke kërkuar lirimin e tyre.





