Rreth dy javë më parë, DurrësLajm denoncoi me foto betonizimin e bregdetit të Durrësit nga disa subjekte private, që në tentativë për të frenuar fenomenin e erozionit hidhnin natën në det blloqe betoni (lexo këtu).

Paraditen e sotme, inspektoriati i mjedisit në Durrës ka pezulluar punimet.

Kreu i këtij inspektoriati, Jurgen Dashi, bën të ditur për DurrësLajm se pezullimi i punimeve do të vazhdojë, derisa institucioni i drejtuar prej tij të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga këto subjekte private, që kanë ndërmarrë këtë nismë.

Sipas Dashit, për të bërë punime në det duket marrë leje pranë Ministrisë së Mjedisit, Autoriteti Kombëtar i Bregdetit, Bashkia e Durrësit dhe Kapitaneria e portit.

“Deri sa ne të shqyrtojmë dokumentacionin, punimet këtu nuk do të vazhdojnë” thotë Dashi.

Gjithsesi, Inspektoriati i Mjedisit u kujtua të pezullojë punimet, pasi një sasi e madhe blloqesh betoni u hodhën në bregdetin e Durrësit, gjatë netëve të dy jave më parë. 

M.P.