Aktorja e njohur shqiptare Tinka Kurti është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë lajm e ka bërë të ditur blogeri Olti Curri, i cili përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se Tinka nuk do të jetë pjesë e operës “Carmen”, të sjellë ndryshe nga baritoni Gëzim Myshketës.

Sipas Currit, Kurti vuan nga një infeksion pulmonar dhe është ekzaminuar nga një spital privat në Tiranë, i cili ka marrë përsipër çdo shpenzim mjekësor për aktoren e njohur, e cila do të performonte në skenë për pak ditë.

Statusi i plotë i Olti Currit:

Nje lutje nga te gjithe per aktoren e madhe Tinka Kurti. Pritej qe ta shihnim ne skene ne "Carmen" opera e famshme e sjelle ndryshe nga baritoni Gezim Myshketa, ku nje vend special do kishte interpretimi i Tinka Kurtit dhe balerines Ambeta Toromani, por nje infeksion pulmonar ka goditur aktoren e shkelqyer shqiptare.

Mesojme se Tinka Kurti eshte ekzaminuar prane një spitali me probleme ne mushkeri dhe gjith stafi eshte mobilizuar per te bere te pamunduren per te shpetuar shendetin e aktores.

Nga drejtues të spitalit  morem vesh qe gjithçka do te perballohet nga ky spital, mjaft qe shendeti i aktores legjendare, te rikthehet i normalizuar.

Prane aktores po gjendet baritoni Gezim Myshketa qe ndodhet ne Tirane per te pergatitur shfaqen e "Carmen".