Ai njihet si një nga personazhet më të drejtpërdrejtë edhe pse deklaratat e tij gjithnjë shkaktojnë debate, por syri kritik i Olti Currit është shumë i mprehtë.
Ai ka një marrëdhënie shumë të mirë pothuajse me të gjithë artistët shqiptarë, të cilëve u dhuron dhe tekste të bukura dhe sigurisht që nuk mund të mungonin pyetjet se sa merr për këto tekste apo sa i shkon rroga në muaj.
Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi në një video live në Instagram, ku e kanë pyetur për rrogën.
“Sa e ke rrogën?”– ka qenë pyetja që i është drejtuar Oltit.
“Sa e kam rrogën unë? Mirë e kam, shtetit i deklaroj nja 4-5 mijë euro në muaj kështu që shko tek tatimet për rrogën time se aty i deklarojmë të gjitha.”- është shprehur Olti Curri në videon e tij.
Me siguri pjesën më të madhe të fitimeve, Olti e ka nga reklamat se kështu ka deklaruar më parë.





