Nga Alice Elizabeth Taylor*
“Nga cili vend je”? “Cfare ben ketu”?
Si nje e huaj qe jeton ne Tirane, keto ka mundesi te jene fjalite qe degjoj me shpesh. Baristi i kafenese sime te preferuar, gruaja tek e cila blej byrekun, burri qe zgjedh qershite me te mira per mua, dhe vajza e embel tek supermarketi i lagjes, te gjithe me bejne te njejten pyetje, me nje shprehje habie e deshire per te kuptuar ne te njejten kohe.
Kur une u shpjegoj se kam zgjedhur te jetoj ketu si nje profesioniste e lire qe jam, dhe qe e dashuroj vendin e tyre, se pari ata rrotullojne syte ne menyre mosbesuese, e pastaj nje buzeqeshje nis te zere vend ne fytyrat e tyre tek lumturohen nga fakti qe nje e huaj adhuron vendin me te cilin ata kane nje marredhenie kaq te nderlikuar ku dashuria nderthuret me urrejtjen.
Kur une them se e dashuroj Shqiperine, me vret fakti qe njerezit shpesh mendojne se duke qene e privilegjuar, nuk jam ne dijeni te problemeve me te cilat ata perballen cdo dite. Eshte e vertete, une vij nga nje realitet perendimor. Une kam pasur privilegjin te rritem si nje evropiane, dhe jam nje grua e re e vetepunesuar, por fakti qe jam e pavarur dhe e stabilizuar ekonomikisht, (gje qe me ben te quhem vecanerisht me fat), nuk do te thote se une duhet te ndihem keq kur them, “e dua Shqiperine”.
Nderkohe qe jam ne dijeni te pozites se privilegjuar ne te cilen ndodhem, une perpiqem perdite te jap dicka mbrapsht. Une nuk mund te ndihem keq per menyren si jam rritur, e nuk mund te ndihem keq per faktin qe kam punuar 100 ore ne jave per te arritur nga asgjeja ketu ku jam tani.
Ajo qe mund te bej eshte qe te perpiqem me sa mundem t’i jap dicka mbrapsht vendit qe duket se me ka adoptuar. Ajo qe dua te them eshte se ajo qe kerkoj eshte qe te mos e nenvleresoni dashurine time per vendin tuaj, vetem per shkak te situates sime te privilegjuar, sepse shkak i kesaj dashurie jane dhe arsye te tjera.
Ajo cfare shume nuk kuptojne eshte se Evropa eshte shume larg asaj qe mund te quhet “toke e premtuar”. Une vij nga nje vend qe eshte po aq i korruptuar dhe i zhgenjyer sa edhe Shqiperia, me perjashtimin e vetem qe ne Britaniket kete dime ta fshehim mire.
Me pas une jetova ne Malte per dhjete vjet; nje vend ku gazetaret anti-korrupsion hidhen ne ere, ku kufomat kane me shume te drejta se nje grua e gjalle, dhe ku qeveria sundon me nje grusht autoritar te maskuar si liberal. Evropa si nje bashkesi eshte nje deshtim, dhe eshte nen presion perdite e me shume nga qeveri populiste dhe te djathta ekstreme. Njerezit jane te pakenaqur dhe se fundmi edhe ne nje lufte te vertete fjalesh per sa i perket vendosjes se refugjateve, shtepite e te cileve jane hedhur ne ere per hir te naftes. Evropa nuk eshte pergjigjja e problemve tuaja.
Une kerkova strehe ketu sepse Shqiperia nuk eshte e shtirur. Ate cka sheh ne siperfaqe, ate edhe merr. Korrupsioni eshte pjese e jetes se perditshme ne menyre kaq te hapur, e mundimet e njerezve kaq te gjalla e zelarta, e nuk kane dorezat e hipokrizise se leshit qe ne jemi mesuar te kemi ne Evrope.
Mos mendoni qe vendet e KE-se jane te imunizuara nga problemet qe ju te gjithe vuani. Ata kane te njejtat halle gjithashtu, por jane te fshehura mire pas hapesira qytetesh te super-zhvilluar dhe fushatash te shkelqyera marredheniesh piblike.
Po eshte e dhimbshme, po eshte e trishtueshme, po problemet e ketij vendi jane si nje plage e hapur ne nje kanavace te pikturuar kaq bukur, por kjo nuk do te thote qe ju nuk duhet te keni me shprese ose deshire per dicka me te mire.
Gjeja qe nuk me pelqen me teper nga pjesa tjeter e Evropes, vecanerisht e vendit tim (qe nuk e kam quajtur shtepi per me shume se dhjete vjet), eshte se ka humbur kaq shume nga identiteti i vet.
Ti mund te shkosh ne cdo qytet te madh evropian, dhe te mos e kuptosh ndryshimin; Prage, Paris, Milano, Londer, kudo duket njesoj. Nuk ka jete, shpirt, drite, apo individualitet te mbetur. Gjithcka eshte rrafshuar ne nje perpjekje te deshperuar modernizimi e konformizmi, ne kerkim te endrres e te qenit pjese e KE-se, edhe pse popujt kane humbur shpirtin dhe esencen e qenies se tyre.
Mund te ulesh ne cdo sistem transporti publik, ne cdo qytet, ne cdo dite te javes e te veresh syte e vdekur te droneve ndersa shkojne ne punet e tyre 9 me 5, qe ata perbuzin me gjithe shpirt. Njerezit kane humbur shprese. Ata jane kredhur ne pasivitet me shishen e tyre te xhinit prane, me vezet keto scotch-artizanale-gurme-vegane-pa gluten, dhe muziken elektronike idiote bere nga adoleshente pucrranjose me mustaqe te modes.
Keshtu qe heren tjeter qe degjoni nje te huaj te thote qe e do vendin tuaj, mos u habisni kaq shume. Mos harroni qe bari ne anen tjeter nuk eshte gjithmone me i gjelber, dhe premtimet qe kane ushqyer deshirat tuaja peveluese per dicka me shume, nuk jane gjithmone ato qe duken.
Mbase arsyeja qe kaq shume prej nesh e duan vendin tuaj eshte sepse ketu gjejme dicka qe deshperimisht mungon ne vendet tona. Ju keni nje identitet, nje kulture, nje shpirt te zjarrte, nje histori e nje pasjon qe mungon ne shume vende te tjera te Evropes.
Mos e flakni tej me kaq lehtesi bazuar ne premtime politikanesh. Mos mbeshtesni percartjet e nje gjysmeperendie te vetkenaqur qe eshte gati te beje pazar me jetet e refugjateve per nje hap ne zonen Evropiane. Mos e shisni veten lire dhe mos lini t’ju shpelajne trute me formula poltikanesh se futja ne Evrope do zgjidhe me shume probleme sesa te investosh para dhe mund ne sherimin e plageve te ketij vendi.
Politikanet e korruptuar vijne dhe ikin, problemet sociale zgjidhen e te reja shfaqen, njerezit jetojne e vdesin, por gjerat qe e bejne kete vend kaq te bukur nuk mund te zevendesohen me pasi te jene fshire njehere nga faqja e dheut. (The Balkanista!)
*Alice Ophelia Taylor është blogere e njohur angleze. Ajo tashmë i ka dedikuar një hapësirë interesante vendit tonë, ku edhe prej disa kohësh jeton. Në artikujt e saj, ndër të tjera ajo ndalet në promovimin e turizmit, vlerave, apo kulturës sonë, por me mjaft mjeshtëri ajo ironizon dashamirësisht disa fenomene tipike shqiptare.