Vajza e dy këngëtarëve të njohur, Jay Z dhe Beyonce tërhoqi vëmendjen natën e ndarjes së çmimeve Grammy, mbrëmjen e së dielës. Teksa Camila Cabello po mbante fjalimin dhe Beyonce dhe Jay Z po duartrokisnin, vjen ndërhyrja e vajzës së tyre 6-vjeçare.
Blue Ivy u thotë prindërve të saj që duhet të qetësohen dhe të mos duartrokasin më. Videoja e vogëlushes ka bërë xhiron e botës dhe nuk kanë munguar as komentet e shumta.
“Blue Ivy i vendoska rregullat në shtëpi”, shkruante një komentues në “Twitter”.
“Blue Ivy po i thotë prindërve: “Ne nuk duartrokasim për ta, ata duartrokasin për ne”, shkruante një tjetër në “Twitter”.





