Partia “LIBRA” pasi ka hartuar listat me kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit është gati t’i dorëzojë ato në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“KANDIDATËT LIBRA DREJT KQZ”– shkruan kreu i LIBRA, deputeti Ben Blushi, teksa pozon mbi dosjet me materiale.
“Me dosjet e 164 kandidatëve LIBRA dhe afro 10.000 firma drejt KQZ. Pas pak jemi aty”- shkruan Blushi në FB.





