Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së kreut të KED, Ardian Dvorani.
Blushi shkruan në Facebook se Reformën në Drejtësi nuk e ndal dot askush, ndërsa i kërkon kreut të KED që të ruaj qetësinë e të mos dëmtojë provat.
POSTIMI I PLOTË
Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen!
Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde!
Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë!
Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma!
Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip!
Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot!
Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin!
Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot!





