Kreu i LIBRA-s Ben Blushi, ka reaguar sot pas deklaratës plot akuza nga ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila njoftoi se do ta padisë dhe nuk do i ndahet deri sa të dënohet.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Blushi shkruan se ajo e ka zakon, pasi edhe bodigardit të vet që merrte 3 mijë euro për një vend pune nuk iu nda as në burg.
Postimi i Blushit:
ERDHI DITA PËR LINDITA
Lindita Parsimi paska thënë, se nuk do më ndahet as në gjyq. E ka zakon. Bodigardit të vet që merrte 3 mijë euro për një vend pune nuk iu nda as në burg.





