Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me një shkrim në të cilin përmendej Presidenti Ilir Meta.
Blushi i cilëson sajesa ordinere mediatike dhe autorin në shërbim të UDB-së.
“Një fëlliqësirë mediatike në shërbim të kahmotshëm të UDB-së, mashtron opinionin publik duke shpikur këshilltarë të Presidentit që nuk ekzistojnë, që gjoja sipas tij kanë bërë publikimin e papërshtatshëm të poezive të poetëve të dënuar në komunizëm për fjalën e lirë. Mjerim për këdo që përzgjedh llumin e llumit të UDB-së për sajesa ordinere mediatike! Kush vjell helm, nga helmi mbytet!”, shkruan ai.





