Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka zbuluar mbrëmë në emisionin "Opinion" se i përgjojnë telefonin.

'Dikush më tha: ty të përgjojnë telefonin. Një person sot më tha; më merr në telefonon dhe unë do të kundërshtoj, dhe kështu biografia ime ndryshon dhe më fusin djalin në punë", tha Blushi.

Deputeti rebel i PS-së, tha se presionet ndaj atyre që mendojnë si ai në PS janë të vazhdueshme, dhe deklaroi se nëse do të këtë zgjedhje të rregullta, është i bindur që ai do t’i fitojë zgjedhjet për kryetar partie.

"Po qeverisin Shqipërinë në mënyrë mediokre. Ehe Edi Rama është mediokër. Po, po e di që do ta bëni lajm këtë nesër. Unë nuk jam për këtë qeveri, jam për ta rrëzuar këtë qeveri. Kjo është qeveri e keqe sepse nuk po krijon vende pune, korrupsioni nuk po zbutet, taksat nuk janë të ekuilibruara. Po u rrit faturën sociale shqiptarëve. Kjo është qeveri e paaftë."