Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit dhe ka marrë të gjithë përgjegjësinë.

Në një status në “Facebook”, Blushi shkruan se LIBRA do të marrë rreth 20 mijë vota në të gjithë Shqipërinë pas përfundimit zyrtar të numërimit, por nuk do të marrë asnjë mandat.

“PËR GJITHË LIBRAT

Te dashur LIBRA, kur kutitë të mbyllen ne do kemi 20.000 vota në gjithë Shqipërinë dhe asnjë mandat. Dua tju falenderoj të gjithëve dhe t’ju them, se përgjegjësia është vetëm e imja dhe merita është e gjitha e juaja. Do bëj gjithçka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë. Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi”, shkruan Blushi në Facebook.

Partia LIBRA nuk ka marrë asnjë mandat deputeti në këto zgjedhje duke mos patur asnjë përfaqësues në Parlament.