Deputeti rebel i PS-së Ben Blushi mesa duket fsheh dhe di diçka mbi kryeministrin Edi Rama, por që thotë se nuk do ta nxjerrë kurrë atë sekret. Ai ka folur mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” në lidhje me mbledhjen e fundit në grupin e PS-së, ku kishte qenë një situatë plot tensione.

“Në mbledhje kam bërtitur më shumë se sa duhet, por kam premtuar se nuk do të tregoj se çfarë ka ndodhur.  

Ka qenë aq e shëmtuar sa nuk dua ta tregoj, për shkak se miqësia e dikurshme me Ramën më pengon. Kjo është një çështje nderi, pasi nderoj veten time, unë di shumë gjëra private për Ramën, por nuk kam pranuar të flas. Atë ditë (në mbledhjen e grupit) Edi Rama u mbyt me një gotë ujë”.